Kryeminstri Edi Rama me fermeret ne Perondi nuk kursen batutat .
Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse nuk kursen batutat gjatë takimeve që zhvillon me fermerët nëpër rrethe, nuk i shmanget as kritikave. Gjatë një takimi sot me fermerët e fshatit Perondi të Kuçovës, kreu i qeverisë u ‘përplas’ me një nga banorët, ndërsa kërkoi atij që mos të ndërhynte gjatë kohës që po fliste. Banori me insistim e pyeste nga vendi Ramën se kur do ndërtohet rruga, ndërsa kreu i Ekzekutivit pohoi se nuk kishte ardhur aty për këtë punë. “Të lutem ka mundësi mos të ndërhysh më lodhe, se nuk kam ardhur këtu të ndërtoj rrugën tende. Shko freskohu se je i ngarkuar. U bë 8 herë ligji i pronave, ajo u zbatua sa herë ndryshonte qeveri. 8 ligje prone, 8 mijë konflikte me vrasje apo plagosje për pronën. Pra luftë. Dhe kanë gojë të flasin. Kjo është pika e re për ty dhe të tjerët.”, tha Rama. Teksa fliste mbi ligjin e pronës dhe problemet e mbartura nga qeverisja e kaluar, Rama iu drejtuar sërish banorit, duke thënë se: “Ti ke hallin e rrugës prapë, por mos më