Komuna Perondi


Komuna Perondi është një komunë në Rrethin e KuçovësShqipëri.[1]
Perondia është komuna më e madhe e rrethit të Kuçovës e lokalizuar në jug-lindje të qytetit. Kjo komunë ka rreth 10.000 banorë dhe është e përbërë nga fshatrat : Perondi, Tapi, Rreth-Tapi, Magjatë, Goraj, Velagosht, Drizë dhe Dikatër. Perondia është fshati më i hershem në trevën e Kuçovës dhe mendohet se është krijuar qysh nga koha e Bizantit. Kisha e saj është e shekullit XI. Thuhet se aty ka pasur edhe një manastir prej shekullit VI.
Tokat e Perondisë janë pjellore, ku drithërat zënë vendin kryesor të prodhimit bujqësor. Po kështu edhe blegtoria është e zhvilluar në këtë komunë.
Nga cilësitë që gëzon ky fshat si dhe nga dëshmitë e të parëve, mendohet se emri i fshatit vjen nga fjala “Perëndi”.
Në këtë vend ka monumente të kulturës të cilat dëshmojnë për hershmërinë e banimit të kësaj zone, si ura e vjetër dhe kisha ortodokse.

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit