Post

Visualizzazione dei post da luglio, 2018

Historia e dy ujqërve. Do t’ju duhet më pak se 1 minutë kohë për ta lexuar, por do ta mbani mend për tërë jetën tuaj

Immagine
Dituria indiane është befasuese. Një herë, një njeri i mençur u përpoq t’i jepte nipit të tij të vogël një mësim që ai do ta kujtonte përjetë dhe që me siguri do të shënonte rrugën e tij. Një natë, ai u ul nën qiellin e ndritshëm dhe e ftoi të ulet pranë tij. Ai i tregoi atij për ngjarjet shumë të rëndësishme të jetës së tij, falë të cilave ai mundi të bëhej i moshuari i ditur që të gjithë respektonin. Para se të fillonte, ai i tha djaloshit që fjalët që ai ishte gati për t’i treguar atij do të shënonin pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ishte biseda që fëmija nuk e harroi kurrë: “A e di nipi im që ne të gjithë kemi dy ujqër të cilët janë vazhdimisht duke luftuar me njëri-tjetrin, kështu që është një betejë e tmerrshme që jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të përballen me të,” i tha gjyshi fëmijës. “Dy ujqër? Si është e mundur, gjysh? “, e pyeti fëmija me zgjuarsi dhe habi. “Po, ne të gjithë kemi dy ujqër krejtësisht të ndryshëm brend

Katastrofa mjedisore në Kuçovë, mbetjet hidhen buzë Devollit

Immagine
Më shumë se 7.890 tonë mbetje depozitohen çdo vit në bregun e lumit Devoll, pranë Kuçovës. Sipërfaqja që shfrytëzohet si vendgrumbullim mbetjesh që në vitin 1988 nuk përballon më ndryshimet demografike. Me reformën e re territoriale janë shtuar mbetjet urbane të ish-Komunave Perondi dhe Lumas. Fusha, e cila dikur shfrytëzohej për bujqësi, sot është kthyer në një kazan masiv mbetjesh e shndërruar në gangrenë për Bashkinë e Kuçovës dhe jo vetëm. Me derdhjen në det, lumi Devoll merr me vete substanca të rrezikshme. Përpjekjet e Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kuçovës nuk mjaftojnë për të zgjidhur një problem të bartur prej vitesh. “Ka probleme shumë të mëdha dhe do investime shumë të mëdha për ta kthyer në një vend të përshtatshëm dhe brenda standardeve mjedisore”, thotë per “TCH” Petrit Shyti, Bashkia Kuçovë. Derisa idetë për landfill të realizohen, ish-fusha bujqësore që dikur prodhonte perime do të prodhojë vetëm substanca të rrezikshme, të cilat me