Katastrofa mjedisore në Kuçovë, mbetjet hidhen buzë Devollit
Më shumë se 7.890 tonë mbetje depozitohen çdo vit në bregun e lumit Devoll, pranë Kuçovës. Sipërfaqja
që shfrytëzohet si vendgrumbullim mbetjesh që në vitin 1988 nuk përballon më ndryshimet demografike.
Fusha, e cila dikur shfrytëzohej për bujqësi, sot është kthyer në një kazan masiv mbetjesh e shndërruar në gangrenë për Bashkinë e Kuçovës dhe jo vetëm.
Me derdhjen në det, lumi Devoll merr me vete substanca të rrezikshme. Përpjekjet e Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kuçovës nuk mjaftojnë për të zgjidhur një problem të bartur prej vitesh.
“Ka probleme shumë të mëdha dhe do investime shumë të mëdha për ta kthyer në një vend të përshtatshëm dhe brenda standardeve mjedisore”, thotë per “TCH” Petrit Shyti, Bashkia Kuçovë.
Derisa idetë për landfill të realizohen, ish-fusha bujqësore që dikur prodhonte perime do të prodhojë vetëm substanca të rrezikshme, të cilat me rrjedhën e lumit Devoll e transportojnë rrezikun në det.
Commenti
Posta un commento