Njerëzit me grupin e gjakut 0



Njerëzit me grupin e gjakut 0, nga pikëpamja shëndetësore janë në një lloj disavantazhi. Ata janë të prirur për ulcëra, probleme me tiroidet, nivele të ulëta hormonesh, dhe mangësi në jod. Ata janë më të prirur të mbajnë ujë, të bëhen obezë, dhe kanë tumore të padëshiruar. Por sërish, njerëzit me grupin e gjakut 0 janë shumë të rëndësishëm. Përse?
Sepse njerëzit me këtë grup gjaku luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Ata kanë energji udhëheqësish, kanë prirjen të jenë të fokusuar, dhe kanë disa prej cilësive më të mira.
Kur janë nën stres, ata bëhen zemërakë, impulsivë dhe hiperaktivë. Dieta e keqe dhe mungesa e ushtrimeve i bën të prirur për probleme shëndetësore.
Japonezët e kanë ditur prej kohësh se ky grup gjaku është special. Ata madje, në intervista pune, të pyesin ndonjëherë nëse ke grupin e gjakut 0! Sepse këta persona janë ndër më të përgjegjshmit, të përkushtuarit, të organizuarit dhe të fokusuarit. Besohet se janë më logjikë dhe se paraardhësit e tyre ishin ndoshta gjahtarë.
Një prej gjërave më interesante për njerëzit që kanë grupin e gjakut 0? Ata mund t’i dhurojnë kujtdo nga gjaku i tyre. Grupi AB është universal për plazmën. A keni dhuruar ndonjëherë gjak? Eshtë një gjë e rëndësishme dhe e mirë që mund të bëni. Mund të shpëtoni jetën e dikujt

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit