Kucova
Kucova
Kucova, ose qyteti që mori jetë nga nafta
Fatos Baxhaku
Ca re të frikshme janë grumbulluar
mbi kryet tanë. Rruga, nëpër të
cilën po ecim, është krejt fushore.
Vetëm disa kodra të buta janë shumë pak
për ta thyer disi atë gjerësinë pa anë e pa
fund të Myzeqesë. Një natë më parë
kemi dëgjuar në buletinin e lajmeve se
sot do të ketë shira, porse shiu vetëm sa
na sillet mbi krye dhe pastaj vazhdon
rrugën kush e di se për ku. Ndryshe nga
shiu, që nuk i dihet se ku do të bjerë, ne e
kemi të qartë fundin e udhëtimit tonë.
Jemi nisur për në Kuçovë, për në ish-Stalingradin
e Shqipërisë. Nuk dimë edhe
shumë gjëra për të. Dimë vetëm se ka një
jetë jo edhe aq të gjatë, ndryshe nga shumica
e qyteteve tona të mëdha, porse
shumë të ngjeshur me emra, ngjarje,
mundime e shpresa. Dimë edhe që fjala
më e rëndësishme e fjalorit të tij, është -
ose në mos tjetër, ka qenë dikur - një e
vetme: nafta. Të pajisur me këto dije fare
të brishta, nisim të shikojmë me kërshëri
pallatet e qytetit që duken që nga Ura Vajgurore,
kthesa e detyruar për të gjithë ata
që shkojnë në Kuçovë. "Qënka goxha
qytet", thotë njëri prej nesh, që priste të
shikonte tani atë situatën e zymtë që
mbretëron mbi të gjitha fushat naftëmbajtëse.
Më e para nga të gjitha gjërat që
na bëjnë përshtypje është bashkëjetesa
e shtëpive, njerëzve, rrugëve, nxënësve,
pallateve, lokaleve… me puset e naftës
që të dalin para sysh ngado. Qyteti, në
fakt, është krejt "i mbjellë" me to. Disa
prej tyre janë në punë dhe krakëllima e
motorëve përzihet krejt natyrshëm me
zhurmën më të njohur të çdo qyteti, me
atë të makinave.
Vetëm pak metra larg hyrjes së qytetit
na bën përshtypje një godinë e stërmadhe,
gjysmë e rrjepur dhe krejt e zezë. Është
rrënoja e TEC-it të dikurshëm. Është
një pamje që të lë një shije të hidhur.
Libri-mbret
Porse shija e hidhur që kemi provuar
vetëm pak minuta më parë, ia lë shpejt
vendin një tjetër ndjenje. Në qendër
qetësojmë sytë mes një gjelbërimi të
thellë. Për fat, edhe ato retë e zeza të shiut,
kanë shkuar kush e di se ku, kështu
që qëndrojmë një copë herë në qendër
të Kuçovës me sytë e picërruar mbi të
gjelbrën e thellë. Poshtë nesh, janë disa
nga kujtimet e kohës: ndërtime të AIPAs,
shoqërisë italiane që e shfrytëzoi fort
këtë vendburim në kohën e Zogut, kinemaja,
zyrat e sindikatës dhe më pas vendi
ku dikur ishte monumenti i Stalinit.
Tani, në krahun tonë, janë vetëm dy
monumente jo aq madhështorë sa duhet
të ketë qenë ai i Stalinit dikur. Njëri
prej tyre është një kuadrat, nga i cili na
shikojnë disa figura punëtorësh të naftës,
ndërsa tjetri, fare afër, është ai i një
dëshmori kuçovar të UÇK-së.
Miqtë tanë na kishin këshilluar që ta
takonim një herë kryetarin e bashkisë. Të
ndrojtur, sikurse jemi sa herë që duhet
takuar pushteti, kemi hezituar një çast,
por pastaj vendosëm ta takojmë. Për fat,
nuk kemi gabuar. Artur Kurti na lë të
presim vetëm pak minuta dhe na pret
përzemërsisht në zyrën e tij. Nuk ka hije
të rëndë, neve, përkundrazi na duket
sikur sakaq jemi takuar me ndonjë kolegun
tonë. Gjatë pritjes së shkurtër, kemi
kohë të bëjmë vetëm një shaka me njëritjetrin.
Në bashki është duke u zhvilluar
një seminar mbi barazinë gjinore. "Do
Perëndija e nuk e çojnë deri në fund këtë
punën e barazisë gjinore, sepse përndryshe
na piu e zeza!", thotë gjysmë me shaka
njëri prej nesh. Sakaq e kemi takuar
kryetarin. Ky e kupton fushën e interesit
tonë dhe na lidh shpejt me Dhimitër
Drugën, shefin e kulturës në bashki.
Dhimitri është muzikant. Nuk e fsheh
krenarinë që është nga familjet e vjetra
autoktone të Kuçovës: "Qyteti ynë ka
qenë si një Shqipëri e vogël. Këtu janë
mbledhur njerëz nga i gjithë vendi. Ne,
familjet e vjetra, kemi qenë shumë të pakta.
Por mbase pikërisht ngase ka pasur
këtë përzierje të popullsisë, jeta këtu ka
qenë shumë interesante. Jo vetëm që
nuk ka pasur dallime mes njerëzve të krahinave
të ndryshme, por kemi shkuar si
vëllezër. Se mos harroj t‘ua them më
vonë. Mua, si muzikant që jam, më kanë
bërë përshtypje gjithnjë këngët e vallet
që luheshin këtu. Kishte nga të gjitha
zonat e vendit, nga Veriu në Jug. E imagjinoni
dot se çfarë pasurie?".
Dhimitri do të bëhet shkas që të shohim
një skenë që nuk e kishim parë prej
vitesh: një bibliotekë të mbushur plot me
nxënës. Nuk është shumë e madhe,
porse ka atë pamjen e paqtë dhe vjen erë
të mirë si në çdo vend ku mbretëron libri.
Dhimitri na thotë se godina ka qenë
dikur biblioteka e Institutit të Naftës dhe
më pas i është bërë dhuratë bashkisë nga
"Albpetroli". Punonjëset e sjellshme të
bibliotekës na gjinden sakaq në ndihmë
dhe kështu e shohim veten mes një
grumbulli librash ku flitet për Kuçovën.
Teksa hedhim shënimet ndër blloqe,
mundohemi ta përfytyrojmë këtë qytet
në të gjitha fazat e tij: që nga koha kur
ishte një grumbull dushkajash e ferrash,
më pas kur erdhën italianët e parë të bindur
se poshtë fshihej "ari i zi", pastaj jeta
që nisi t‘i shndërronte fshatarët e varfër
gjithnjë e më shumë në punëtorë, vila të
thjeshta, por të pastra, kinema, sallë
shfaqjesh e lodrash, spital modern, central
telefonik. Një jetë që dukej sikur kishte
mbirë befas, e ardhur nga një planet
tjetër.
Para syve tanë kalojnë me radhë emra,
histori, foto me puse që duken sikur i
përkasin një pylli dhe më në fund një
çudi. E dinim se Kuçova konsiderohej si
vendi rekord i temperaturave të larta të
verës, por nuk do të na kishte shkuar
mendja se flokët e dëborës do të ishin
shtruar ndonjëherë mbi puset e naftës.
Kujtimi i vrasjeve absurde
Para dy portreteve ndalojmë disi më
gjatë. Janë dy inxhinierë të naftës: polaku
Stanisllav Zuber dhe gjirokastriti Riza Alizoti.
Të dy kanë qenë ndër themeluesit
e industrisë së naftës shqiptare. I pari
kishte punuar në Kaukaz, ku kishte marrë
famë botërore. Erdhi në Shqipëri në
1934, kur u punësua nga AIPA. Të
vjetrit e Kuçovës ende e mbajnë mend
këtë burrë shtatmadh që rrinte gjithë
ditën në punë. Punët që ai la pas kanë
vazhduar për shumë kohë të jenë baza
e kërkimeve për naftë. U pushkatua në
1948. Ishte 54 vjeç. Me siguri, nuk e
kishte çuar kurrë ndër mend një fund
të tillë absurd. Bashkia, e drejtuar nga
Kurti, i ka vënë emrin e tij një rruge
kryesore të qytetit dhe e ka shpallur
"Qytetar nderi". I dyti është ndihmësi
i afërt i polakut. Riza Alizoti kishte lindur
në Gjirokastër në 1910. U arsimua
në fillim në "Harry Fultz" në Tiranë
dhe, në 1934, mbaroi studimet për inxhinieri
nafte në Oksford dhe më pas
u specializua në Strasburg. Në Kuçovë,
nisi punë në 1940 në krah të Zuberit. U
var publikisht në qendër të qytetit në
1948. Shumë vetë asokohe mbetën pa
gojë. E takonin përditë inxhinierin e
sjellshëm së bashku me gruan e tij të
bukur dhe nuk ia rrokte mendja se si
mund të quhej ky njeri "sabotator". Kohë
vërtet të çmendura. Pak minuta më parë,
kryetari Kurti na kishte shpjeguar se nuk
e kishte pasur edhe aq kollaj që të vendoste
një pllakë përkujtimore në vendin
ku e ekzekutuan inxhinierin gjirokastrit.
"Do kohë që të ndryshojnë mendjet e
njerëzve", na kishte thënë kryetari.
Futbolli dhe revolta
I lëmë librat dhe për pak kohë kujtojmë
bashkë me Dhimon një ngjarje që
pat bërë bujë në krejt vendin. Më 5 qershorin
e 1988, "Dinamo" do të ndeshej
me ekipin vendas, "Naftëtari". Kush fitonte,
do të mbetej në kategorinë e parë.
"E mbaj mend, si nuk e mbaj - na thotë
Dhimua - kam qenë edhe unë në atë
ndeshje. Disa ditë më parë, erdhën llojlloj
policë e civilë, që endeshin nëpër
qytet, duke kërcënuar dukshëm. Ishte
vendosur. Nuk mund të dilte nga kategoria
ekipi i Ministrisë së Brendshme.
Pastaj ditën e ndeshjes, arbitrat e udhëzuar
që më parë, favorizuan hapur ‘Dinamon",
së cilës i akorduan edhe një penallti.
Kjo i acaroi edhe më tifozët. Duhet
thënë se ne këtu kemi qenë shumë
të lidhur e skuadrën e qytetit. Kur sambistët
e policët gjakosën një djalë që e
morën zvarrë, atëherë të gjithë kujtuam
se e vranë dhe kështu, i gjithë populli që
ishte në stadium doli jashtë duke u përleshur
me policinë. Shumë makina policie
u dëmtuan atë ditë. Pastaj, aty nga
ora 19:00, nisën arrestimet e para që
vazhduan përgjatë të gjithë natës dhe të
nesërmen. Shumë vetë e pësuan. Unë
vetë e kam të fiksuar, sepse nga kjo ngjarje
mbeta pa u transferuar në Tiranë.
Më kishin thirrur në Akademinë e Shkencave".
Te Shën Kolli i Perondisë
Perondia është një fshat i madh,
vetëm dy kilometra në jug të Kuçovës.
Tani lagjet e skajshme të qytetit janë
bashkuar me ato të fshatit, aq sa nuk
kuptohet edhe aq kollaj se ku nis qyteti
e ku mbaron fshati. Në qendër të fshatit
ndodhet Kisha e Shën Kollit. Specialistët
e kanë datuar në shekullin XI. Fshati
dikur, me sa duket, quhej "Pentarhondi"
(pesë kryetarët) dhe ka qenë në Mesjetë
qendër e një rajoni të zhvilluar, që
lidhej fort me fortifikimet rreth e rrotull,
para së gjithash me Beratin fqinj. Një
dokument e përmend manastirin e këtushëm
që në 1399. Një igumen vendas,
i quajtur Daniel, ka bërë inventarin e
sendeve me vlerë që ruheshin këtu në
prani të Teodor Muzakës, prijësit të vendit.
Danieli kishte vendosur që, me afrimin
e osmanëve, këto gjëra të çoheshin
për ruajtje te një Teotok, banor i
Beratit. Kisha është ruajtur fare mirë
dhe ndërsa sillemi rreth saj, rrethohemi
nga ajo atmosfera e veçantë që krijohet
zakonisht në të tilla raste. Vetëm
pak metra poshtë kishës, janë ende të
dukshme rrënojat e një ure, që duhet të
jetë, pak a shumë, e së njëjtës moshë.
Vendasit e quajnë Ura e Hanit, sepse në
krah të saj ekzistonte dikur një han ku
ndalonin fshatarët gjatë rrugës së tyre
për në Berat. Ura tashmë nuk është
veçse një rrënojë e vjetër që e ka humbur
kuptimin e saj. Rruga, që është asfaltuar
vetëm kohët e fundit, e ka zënë
për gryke. Ne kemi mundësi vetëm të
shohim pjesën e saj të sipërme dhe kaq.
Brenda pak minutash, i shohim sërish
puset e Kuçovës. Disa prej tyre vazhdojnë
ende të nxjerrin atë lëngun e
trashë e të zi që dikur i dha udhë një historie
të pazakontë.
Njësoj si një rrobe e vjetër…
Emrat me të cilët njerëzit pagë
zojnë emërtimin e vendeve të
ndryshme janë me të vërtetë të
plotfuqishëm. Dhe kanë një fuqi
konservative të jashtëzakonshme.
Gjatë kohës, ti mund të
emërtosh ndryshe një shesh,
pastaj një rrugë dhe një lagje të
tërë madje, por emri i parë dhe,
mbi të gjitha, emri të cilin kanë
qenë njerëzit, popullata e një
zone, apo lagjeje ajo që e ka
vënë, nuk vdes kurrë.
Kuçova ka edhe ajo një histori
sado të vogël të toponimisë familjare,
ta quajmë kështu procesin e
emërtimit jozyrtar të vendeve që
kanë një farë rëndësie për një komunitet
të caktuar.
Për një kohë të gjatë, rrojti emërtimi
i lagjes "Kombinati", zona që
zë sot lagjja "11 Shkurti", lagjja e
shtuar dhe e rritur pas viteve ‘70.
Kombinati ishte ajo çka kishte
mbetur nga përcaktimi "Kombinati
i Naftës dhe i Gazit", Drejtoria
e Përgjithshme e të cilit e kishte
selinë në gjimnazin e sotëm, si
dhe për ta dëshmuar këtë, ende
ka mbetur në tarracën e tij një yll i
madh që ndriçonte netëve, i montuar
mbi një shtyllë të lartë.
Te "vidhat" përcaktohet edhe sot
qendra e lagjes "11 Janari",
sheshi i famshëm i grevës së 11
shkurtit, kujtimin e së cilës e ruan
lagjja për të cilën folëm më lart
dhe jo ajo ku u zhvillua realisht!
Koha ka fshirë megjithatë disa toponime
karakteristike, vende të
dashura për kuçovarët ku rrinin
në kohën e lirë, si "te Reklamat"
(vendi ku sot shiten gazetat), "Arra",
vendi më i thellë në Devoll për të
bërë banjë në ditët e nxehta të
verës, "te Mapua", apo "Pazari"
zona e dikurshme e tregtimit pranë
"Vidhave".
Por emri që ata preferuan ta ndryshonin
pa asnjë mëdyshje ishte ai i
vetë qytetit, emër i cili u kishte mbetur
nga pas për më se 30 vjet nga
dita kur të tjerët vendosën ta quajnë
ashtu. Edhe të tjerë para rusëve
e kishin emërtuar këtë vend me
emra të përkohshëm. Në vitet kur
italianët e AIPA-s po ndërtonin kantierin,
e quanin nëpër hartat e tyre
"Borgo", ose "Borgo Ciano". Më
parë, pikërisht kur e hidhnin në harta
topografike, kishin provuar ta
quanin "Devoll", por një lum që
ndërron shtrat nuk ishte i qëndrueshëm
edhe për një emër qyteti,
prandaj e ndërruan.
Mbas vitit ‘44, u rikthye emërtimi
Kuçovë, që mbeti deri në 1953, kur
regjimi vendosi që emri i Stalinit ishte
më i denji për këtë qytet dhe banorët
e tij.
Mbas gjithë historisë dhe mbarimit
të saj me heqjen e bustit në dhjetor
1990, edhe emri i qytetit do të binte
automatikisht, prandaj disa intelektualë
u përpoqën të ndryshonin emrin
përsëri, pra jo rikthim te emri
Kuçovë, por emri i ri "Fan Noli", pra
"Qyteti Fan Noli", meqenëse ishim
mësuar tashmë me një emër të
përveçëm për emër qyteti.
Fushata e nënshkrimit të peticionit
ishte megjithatë e suksesshme, por
alternativa nuk fitoi, u kthye emri i
vjetër Kuçovë, pavarësisht se
askush nuk ka një shpjegim të saktë
të origjinës së këtij emri. Përpjekjet
nuk kanë munguar, disa herë tentohet
të gjendet origjina, por më
tepër dëshirë se mundësi shkencore
nuk kanë dhënë akoma një version
të besueshëm shkencor.
Megjithatë, banorët më në fund janë
bindur se ky është emri me të cilin
janë lidhur në mënyrë të pazgjidhshme
dhe do të ishte e kotë të luftonin
me fatin. Në fund të fundit, emrin
e një qyteti, ashtu si emrin e një
njeriu, e bën vetë historia e njeriut
apo qytetit, historia të cilën vetë
njerëzit vendosin t‘i japin nëpërmjet
punës së tyre dhe dinjitetit që ata
u paraqesin para të tjerëve
Ndërkohë, emri Kuçovë, deri në
vitin ‘90, i rezervuar vetëm ndaj
zonës origjinale, e quajtur "Kuçova
e Vjetër", nga "Vidhat" deri te
"Ofiçina B.", (Bi, sipas shqiptimit
italian), më në fund u pranua dhe
ashtu si një rrobë e vjetër që duam
t‘ia veshim një fëmije tashmë të
rritur, u zgjerua ca, por më në fund
e veshi të gjithë qytetin dhe pas
ca kohësh mësuam se pikërisht
kjo rrobë na rrinte akoma mirë dhe
ndjeheshim rehat me të, pikërisht
se ishte ca e vjetër
Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
RispondiEliminaWhatsApp+2349074881616