Perondi Albania eshte nje forum i cili u
krijua ne shkurt 2009 i cili ka si qellim njohjen dhe te jete promotor i
kultures Historise te kesaj treve Perondi
Legjenda e Henes se Plote Ne nje nate te nxehte Koriku kohe me pare nje ujke ,ulur ne maj te nje mali Ulerinte sa te mundte . Qielli shkelqente nen driten e henes , qe ndonjeher luante fshetas nen rete e mjegullta , dhe kercente reth saj , e gezuar dhe e lumtur Ulerimat e ujkut ishin te gjata , te persritura dhe te deshperuara pas pak arijne ne mesnat dhe mbretreshen e nates , e besdisur nga gjithe ajo uleritje e pyet ? C far ke qe ulerin kaq shume !? Pse s pushon per pake !? Kam humbur nje prej femijeve te mi , ujkun e vogel . Jam i deshperuar ... Ndihmom .. Pergjigjet Ujku . Ateher Hena filloj dal ngadal te zmadhohesh u zmadhua e u zmadhua , sa u be nje top i mathe i ndricem . - Shiko mos e gjen tani ujkun tende . I tha urte dhe embel Duke kerkuar ujkun I vogeli u gjende , dridhesh nga te ftohetit , dhe frika Me nje perqafim Babai e perqafoj te birin , e shtrengoj forte dhe i lumtur , dhe jo pa falenderuar me mijra e mira here Henen Pasta udhetuan nepe
Kucova Kucova, ose qyteti që mori jetë nga nafta Fatos Baxhaku Ca re të frikshme janë grumbulluar mbi kryet tanë. Rruga, nëpër të cilën po ecim, është krejt fushore. Vetëm disa kodra të buta janë shumë pak për ta thyer disi atë gjerësinë pa anë e pa fund të Myzeqesë. Një natë më parë kemi dëgjuar në buletinin e lajmeve se sot do të ketë shira, porse shiu vetëm sa na sillet mbi krye dhe pastaj vazhdon rrugën kush e di se për ku. Ndryshe nga shiu, që nuk i dihet se ku do të bjerë, ne e kemi të qartë fundin e udhëtimit tonë. Jemi nisur për në Kuçovë, për në ish-Stalingradin e Shqipërisë. Nuk dimë edhe shumë gjëra për të. Dimë vetëm se ka një jetë jo edhe aq të gjatë, ndryshe nga shumica e qyteteve tona të mëdha, porse shumë të ngjeshur me emra, ngjarje, mundime e shpresa. Dimë edhe që fjala më e rëndësishme e fjalorit të tij, është - ose në mos tjetër, ka qenë dikur - një e vetme: nafta. Të pajisur me këto dije fare të brishta, nisim të shikojmë me kërshër
Nga Sazan Guri Mali i Tomorit është formuar së paku 65 milion vjet më parë dhe rri e qendron, ashtu si e shohim apo e prekim sot, qysh të paktën 5-6 milion vjet, shumë më parë se njeriu të shfaqej mbi dhè. Mali është ndërtuar nga sedimente gëlqerore, sot të kthyer në shkëmbinj të gjithëfarëllojshëm dhe shumë të përdorshëm në nevoja të njeriut. Ky mal prodhon dy lumenj të fuqishëm: Osumin dhe Devollin. Prej gjeologëve austriak më 1917 është thënë se ky Mal ka brenda një liqen shumë të madh, prej nga dalin 100 burime uji. Por më e sakt, lidhur me 100 burimet ujore të këtij Mali mbetet referenca prej gjeografit të lashtësisë Plinit (Plinius), për të cilin thuhet se i ka numëruar këto burime rreth e qark Tomorrit. Një nga burimet e çuditshme është ai i Sulovës, kanioni i Sotirës (tepër i thellë e i mahnitshëm), pastaj ndesh burimin e Lubeshës me ujë të ftohtë si akull, pastaj të del para burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, ndërkohë që ndodhet edhe
Commenti
Posta un commento