Dr Prof Petrit Belliu

Dr Prof  Petrit Belliu 

SAKTЁSIM : Pretendimi se objektet e gjetura nё Perhondi, (qё pёrmenden shpeshherё nga PerondiAlbania) qenkan gjetur gjoja nga gёrmime tё bёra nё vitet 40-50, ёshtё i pasaktё. Objektet u gjetёn prej meje nё vitet 1980 - 1990, gjatё kohёs qё merresha me gjurmime arkeologjike nё rrethin e Beratit dhe krijimin e Muzeut Arkeologjik tё atij rrethi, si dhe tё Kompleksit Muzeal rajonal tё Perhondisё (tё dy tё asgjёsuar, i pari pas largimit tim (pёr motive gjoja politike) mё 1985, kurse i dyti, dmth ai i Perhondisё) mё 1992, e nё vijim, nga elementё keqbёrёs, qё e shqyen dhe grabitёn ditёn pёr diell, (passi u la pa kurrfarё mbrojtje nga pushteti vendor dhe organet eprore nё rajon dhe rreth). Tё dhёnat qё citohen nga PerondiAlbania duket se i referohen (pa u cituar) njё hulumtimit tonё, fillimisht, e mё hollёsisht nё gazetёn "Kushtrimi" dhe mё pas, pёrmbledhtas, nё 20 shtator 1981, edhe nё gazetёn "Bashkimi", nёn titullin : Nё tё fshehtat e historisё : GJURME TE QYTETERIMIT ANTIKO-MESJETAR NE PERHONDI. Me kёtё rast, pёrballё kёrkesave tё pёrsёritura nga perhondias e beratas kulturёdashёs, u premtoj atyre dhe miqve tё mi tё Fcb, se nё kohёt vijuese, me mundёsinё mё tё parё, do t'i njoh me dokumente interesante e tё panjohura lidhur, mbi temёn nё fjalё, si dhe me zbulimet arkeologjike tё bёra prej nesh nё rrethin e Beratit, mbetur pa u botuar jo pёr fajin tonё..! Ndёrkohё, krejt dashamirёsisht sugjerojmё korrigjimin nga Perondi nё Perhondi (sepse, sipas njё dokumenti t ё hartuar nё nёntor 1399 nё manastirin e Shёnkollit tё Perhondisё, ku emri i mirёfilltё del se ishte Pendarhondia (pesё arhondёt). Juaji, Petrit Belliu.

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit