Ngjarje e jetuar….


Ajo kishte ardhur nga Kuçova, fale kushuririt te burrit, I cili njihte dike nga Ministria e Ekonomise. Kishte punuar ne Filialin e Bankes Tregtare ne Kuçove si arketare. Nejse, miku e rregulloi ne nje ndermarje me karakter kombetar ne Tirane, nga ato kompani sha, te cilat sherbejne si rezervuar per te vaditur militantet e partive, sa here ndodh rotacioni politik. Ne fillim e caktuan zevendesuese e nje specialisteje, e cila mori lejen e lindjes. Me t'u ulur ne karriken e saj, ajo shpalosi tere "aftesite” e saj prej punonjese banke (pfff) duke shitur mend larte e poshte si nje person me kapacitet, dhe qe meritonte me shume. Ne fillim ajo vinte e pakrehur ne pune, e patrukuar dhe me kepuce te palustruara. Me kalimin e kohes, filloi te blinte rroba firmato, te krihte floket tek parukierja, nje here ne jave, po ashtu te bente thonjte e keshtu me radhe. Ne zyre punonin 4 gra. Ato te vjetrat, te cilat kishin mbi 25 vjet eksperience pune, ne ate ndermarrje, dhe i kishin kaluar pothuaj te gjitha deget e ndermarrjes, benin nje jete te thjeshte, dhe monotone. Ato ishin zemra e ndermarrjes. Te gjitha problemet e ndermarrjes, kur nuk gjenin zgjidhje nga sektore te tjere, me siguri e gjenin rrugezgjidhjen vetem ne kete zyre. Ato ishin gra kokeulura dhe shume punetore. Vendin e punes e kishin mbajtur fale aftesive te tyre profesionale. Ato nuk kishin asnje mik, dhe i mbanin ne ate pune, thjesht se vetem ato i dinin pergjigjet e situatave te veshtira, qe krijoheshin ne ndermarrje. Kuçovarja, sa here qe i jepej ndonje pune, gjithmone ankohej dhe i shante ata qe e dergonin kerkesen "sa te paafte qe jane xhanem, si nuk dine ta zgjidhin kete problem" dhe ua linte ne tavoline kerkesen njeres nga keto te trija...
Kthehet specialistja nga leja e lindjes, dhe meqe ajo ishte mbesa e dikujt, erdhi ne vendin e saj..Ajo u shqetesua se mbeti pa vend pune, dhe filloi te interesohej, por po keshtu edhe drejtori, filloi te interesohej qe ku ta regullonte me pune. I thone perseri per nje vend vakant perseri te nje specialisteje, qe edhe ajo kishte marre lejen e lindjes. U terbua kjo "pse, ç’u bera une, te zevendesoj te tjerat, une me cv time kerkoj nje vend pune definitiv (diplomen e kishte ekonomi agrare) ". I gjejne nje vend pune tjeter, perseri nuk i pelqeu, i gjeten nje tjeter vend, ku varej nga dikush tjeter.... u terbua "pse ate do te kem une pergjegjese... ajo qe nuk di te hartoje nje shkrese."
E therret drejtori: Te kane ofruar tre vende pune, nuk ke pranuar asnje. Tani, o zgjidh nje nga ato, ose eja sekretarja ime.
Drejtori i ndermarrjes, ishte nje burrre dy metra i gjate, nja 65 vjeç, por ishte nje harbut i vertete, me nje mungese te theksuar edukate, por ishte dhe njekohesisht nje punetor i madh. Asaj nuk ja mbante te shkonte sekretare, se e dinte qe ai i bente sekretaret me uje ne zemer.
Shiko, - i thote drejtori. Nuk dua me te me fusesh mik, se po me tha dikush per ty, ndonje kerkese, fishek do te heq prej pune.
U tremb zonja dhe filloi pune ne nje zyre tjeter. Te gjitha keto fjale dhe ndodhi, kjo biba i trajtonte me shoqet e saja. Deri ketu gjithçka pranohet por me e bukura vjen me pas.....
I vjen nje telefonate kesaj ne zyre. Ishte miku: Sot ne filan ore, eja pak ne zyren time.
Edhe u tremb, po edhe u gezua, se te gjitha shoqet e zyres e moren vesh se ajo kish mik filanin. Sipas ores, zonja shkon tek miku, pas nja tre oresh vjen ne zyre pak e shqetesuar. Shoqet e zyres, edhe ato u shqetesuan, dhe e pyeten perse ishte e shqetesuar dhe ç’i kishte thene miku.
Ajo u zbraz menjehere: Filani me tha, se po fillojne zgjedhjet dhe asaj i kerkoheshin 40 vota per LSI-n. 15 vota do t'i bente ne Kombinat, ku edhe banonte dhe 25 vota do t'i bente ne Kuçove, prej edhe nga kishte ardhur. Po mire i thane ato shoqet, shkruaj dhe ti ato 40, apo 50 emra dhe dergoi, se mos do t'i kontrollojne.
Joooo -u tha Kuçovarja. Duhen emrat, numri i kartes se identitetit, e po ashtu edhe pjesetaret e familjes se personit, per ata qe ka dhe qe e kane ne ngarkim. Dhe keto lista (dhe ketu u shashtisen keto grate e shkreta) duhet t'i dergonte ne zyrat e Kuvendit te Shqiperise, pasi çdo dite, ne oren 5 pasdite, atje i priste Nasip Naçoja i famshem te gjithe aktivistet zgjedhore te LSI-se...
E zuri belaja te shkreten ...
Dhe ec e besoji keta politikane palaço, tallen me kete popull, me hallet e tyre dhe me buken e gojes se tyre...

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit