Historia e vazos .
Kur gjërat e rëndësishme të jetës të brengosin. Kur ndihesh i stresuar, kur 24 orë të ditës duket
se nuk të mjaftojnë më, kujtohu dhe reflekto mbi historinë e vazos.
Një profesor, përballë klasës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe dhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur me topa golfi. Më pas pyet studentët nëse vazoja ishte plot. Studentët janë dakort dhe thonë se po. Ateherë profesori merr një kuti me toptha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazo ishte plot dhe ata përgjigjen se po. Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brënda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse vazo është plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri PO. Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët nisin të qeshin nga ky rast...
Kur e qeshura mbaron profesori thotë: -“Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqeson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria-gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesnin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot. Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: puna, shtëpia, makina, etj. Rëra është gjithçka tjetër: gjërat e vogla. Nëse para së gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit. E njëjta gjë ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme.
Bëj kujdes me gjërat që janë thebësore për jetën tënde: luaj me fëmijet e tu, gjej kohë për të shkuar tek mjeku, dil për darkë me partnerin/partneren tënd/e, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohe për të pastruar shtepinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla... Merru më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet kanë rëndësi. Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetem rërë...
Nje nga studentet ngre dorën dhe pyet se çfarë përfaqeson kafeja.
Profesori buzeqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë e tu!"
Kur gjërat e rëndësishme të jetës të shkasin nga duart, kur ndihesh i stresuar, kur 24 orë ne ditë duket se nuk të mjaftojne më, kujtohu dhe reflekto mbi historine e vazos...

Commenti
Posta un commento