Në një ditë të bukur pranvere, peshkatari doli për peshkim që pa gdhirë. Teksa përgatiste rrjetat, këmba e tij shkeli një qese të mbushur me guralecë. Pasi e bëri gati rrjetën, ai mori qesen me guralecë dhe u ul në një qoshe pranë bregut, në pritje të agimit. Teksa priste, nxori një guralec dhe e hodhi në ujë. Zëri i gurit në ujë, iu duk i ëmbël dhe pa e zgjatur hodhi një guralec tjetër, një të tretë, një të katërt e kështu me radhë. Kur dielli filloi të lëshojë rrezet e para mbi kreshtat e maleve, peshkatarit mbante në dorë guralecin e fundit, të cilin e hidhte sa në njërën dorë në tjetrën, para se të pësojë fatin e të tjerëve. Mirëpo një vështrim i rrëmbimthi i guralecit në dorë, e hutoi dhe për një çast ngriu në vend. Ai nuk po u besonte syve. Guraleci që mbante në duar, nuk ishte gjë tjetër veçse një diamant. Po, një diamant. Ai kishte hedhur një qese plot diamante në lum dhe nuk i kishte mbetur në dorë veçse diamanti i fundit. Menjëherë i shpërthyen lotët dhe filloi të mallkojë fatin e tij të zi. Këmbët e kishin çuar tek një thesar goxha i madh, i cili do ia ndryshonte jetën kokë e këmbë, por për shkak të errësirës ai e kishte hedhur të gjithë këtë thesar në lum, padyshim në mënyrë të pavetëdijshme.

Morali:
Megjithatë, mund të themi se ky peshkatar ishte goxha me fat, pasi akoma e mbante në duar një diamant derisa lindi dielli. Kishte shumë mundësi që edhe diamanti i fundit të kishte pësuar të njëjtin fat si të tjerët. Shumë njerëz të tjerë nuk e kanë këtë fat, pasi u kalon e gjithë jeta pa lindur dielli. Ata nuk e shohin kurrë agimin dhe diellin në jetën e tyre. Kështu i hedhin të gjithë diamantet e jetës, duke menduar se janë thjesht guralecë!!!
Jeta është një thesar i madh por i groposur, e megjithatë, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse e çojmë dëm dhe e shpërdorojmë, duke mos e kuptuar kurrë domethënien e saj. Shumë prej nesh, tallen me jetën dhe shumë të tjerë e përçmojnë, duke e çuar dëm pa u prezantuar me thesaret e saj, gëzimet, lirinë dhe të mirat!!!
Nuk është e rëndësishme sasia e thesarit të humbur. Nëse do të shfrytëzosh një çast të vetëm nga jeta jote, mund të arrish shumë. Kurrë nuk mund të jesh vonë përderisa je në kërkim të jetës. Prandaj askush nuk ka përse të demoralizohet dhe ti humbasë shpresat. Për shkak të padijes tonë dhe errësirës ku jetojmë, kemi menduar se jeta është një grumbull guralecësh. Ata njerëz që nuk e kanë kapërcyer dot këtë hipotezë, e kanë pranuar humbjen dhe janë thyer akoma pa ndërmarrë qoftë dhe një përpjekje për planifikim, hulumtim dhe meditim.
Ne duhet të zgjohemi sa nuk është vonë dhe të kuptojmë se jeta nuk është vetëm një grumbull balte dhe mbeturinash. Mes këtij grumbulli balte dhe mbeturinash, fshihet diçka e shtrenjtë dhe e bukur. Nëse do të shohësh me kujdes, do të dallosh një shkallë magjike e cila të çon drejt lirisë, për të filluar një jetë krejtësisht të re.

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit