Ure Hanit me kujtohet vite me pare kishte nje pamje dhe objekt qe i jepte sens kesaj treve e bashkangjitur me kishen e shen kollit ateher kur ishin vitete e para te ndryshimit kishte nje muze ku perblidhesh gjithcka nga kjo treve me kujtohet ku muzeu ishte nje inciativ e prof Petrit  Belliut ku i jepte nje vlere kesaj treve kisha ne fillimet e saj kishte nje impakt ne komunitet po trazicioni i ketyre fund viteve nuk la pa renuar ket pjese historike te kesaj treve dikur kisha kishte nje madheshti dhe kult i vlereva unikale te kesaj treve , pa haruar dhe uren e Hanit ne vitet e femijeris kishte nje bukuri ku kishte akoma funksionin e saj mbas kalimit te viteve ajo i humbi vlerat e saj dhe u harua nga cdo vemendje e cdo qeverisje te kesaj komune Perondia po te kishte keto tre kulte Kishen shen kollit Muzeun dhe uren e hanit do kishte nje prioritet ne zhvillim e kesaj treve ne turizem dhe ekonomi Perondia ruan vlera te saj unikale dhe per kete ajo ka kete njohuri ne rajonin e Beartit Ne komunen Perondi gjendet nje nga kishat me te vjetra ne Ballkan ,ndertimi i takon shekullit x tipike e arkitektures bizantine te veprave te kultit...Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorrën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.E.SH

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit