LETRA E ABRAHAM LINCOLN PER MESUESEN E DJALIT TE TIJ

LETRA E ABRAHAM LINCOLN PER MESUESEN E DJALIT TE TIJ


LETRA E ABRAHAM LINCOLN PER MESUESEN E DJALIT TE TIJ
E di qe duhet te mesoje se jo te gjithe njerezit jane te drejte, jo te gjithe jane te sinqerte.
Megjithate mesojini se per cdo kriminel ka nje hero, per cdo politikan egoist egziston nje lider I perpikte.
Mesojini se per cdo armik , ka nje mik.
Mundohuni ta mbani larg zilise ne se ia arrini dhe mesojini sekretin e nje buzeqeshjeje te cilter.
Mesojini fillimisht se mendjemedhenjte jane te paret qe humbasin.
Ne se mundeni transmetojini mrekulline e leximit te librit, por I lini dhe kohe te mjaftueshme per te kundruar misterin e perjetshem te fluturimit te zogjeve ne qiell, te bleteve ne diell e te luleve ne nje koder.
Mesojini se ne shkolle eshte shume here me e ndershme te gabosh se sa te mashtrosh.
Mesojini te kete besim ne idete e tij dhe pse te gjithe do t’I thone qe jane te gabauara.
Mesojini te jete I sjellshem me njerezit e sjellshem dhe I ashper me te keqijte.
Mundohuni ti mesoni femijes tim forcen per te mos ndiekur turmen edhe pse te gjithe hidhen mbi qerren e fituesit.
Mesojeni te degjoje me vemendje cdo njeri , por gjithashtu te shoshite ate qe degjon me shoshen e se vertetes dhe te marre vec te miren.
Mesojini se mund te buzeqeshe edhe kur eshte I trishtuar.
Mesojeni se nuk eshte turp te qash.
Mesojeni si te perqeshe ciniket dhe te ruhet nga embelsia e tepruar e njerezve.
Mesojini atij se si te shese mallin e tij ofruesit me te larte, por most e pranopje kurre nje cmim per shpirtin e zemren.
Mesojini te mos ia vere veshin njerezve te helmuar dhe te ngrihet e te luftoje ne se nuk eshte e drejte.
Trajtojeni me mirsjellje , por mos e perkedhelni sepse permes proves se zjarrit , behet celiku I mire.
Lereni te kete kurajen te jete I pa durueshem.
Lereni qe te kete durimin te jet trim.
Mesojini te kete besim te pa lekundur ne vetvete, sepse vetem atehere do te kete besim ne njerezimin. E di qe jane shume kerkesa , por beni me te miren qe mundeni. Eshte nje djalosh kaq I mire, im bir.

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit