Perondia është komuna më e madhe e rrethit të Kuçovës e
lokalizuar në jug-lindje të qytetit. Kjo komunë ka rreth 10.000 banorë
dhe është e
përbërë nga fshatrat: Perondi, Tapi, Rreth-Tapi, Magjatë, Goraj,
Velagosht, Drizë dhe Dikatër. Perondia është fshati më i hershem në
trevën e
Kuçovës dhe mendohet se është krijuar qysh nga koha e Bizantit. Kisha e saj
është e
shekullit XI. Thuhet se aty ka patur edhe një manastir prej shekullit
VI. Tokat e
Perondisë janë pjellore, ku drithërat zënë vendin kryesor të prodhimit
bujqësor. Po kështu edhe blegtoria është e zhvilluar në këtë komunë.
Nga cilësitë që gëzon ky fshat si dhe nga dëshmitë e të parëve, mendohet
se emri i fshatit vjen nga fjala “Perëndi”. Në këtë vend ka monumente të
kulturës të cilat dëshmojnë për hershmërinë e banimit të kësaj zone, si
ura e
vjetër dhe kisha ortodokse.
Commenti
Posta un commento