Perondi
Ne komunen Perondi gjendet nje nga kishat me te vjetra ne Ballkan ,ndertimi i takon shekullit x tipike e arkitektures bizantine te veprave te kultit...Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorrën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.

Commenti
Posta un commento