Kisha dhe Historia Perondis prof Petrit Belliu
Petrit Belliu Kisha e Perhondisё (Pendarhondia-s) ёshtё e sh. XI, dmth ndёrtuar rreth v. 1050, pra, mё e vjetra nga ato qё janё nё kёmbё nё vendin tonё, rindёrtuar mbi themelet e nj kishe paleokristiane (dmth tё krishtёrimit tё hershёm, me gjasё tё sh. VI tё erёs sonё) dhe paraqet veçori interesante arkitektonike, me gёrshetim tё elementeve gotikё dhe bizantinё. Ajo u studjua nga ing. arkitekti, Prof. Aleksandёr Meksi, dhe u restaurua me kujdes, si monument i rёndёsishёm kulture. Kisha mban emrin e Shёn Nikollёs dhe dikur gjёndej brenda manastirit me tё njёjtin emёr, qё, - sipas disa sondazheve tё kufizuara, qё mundёm tё bёnim, duket tё ishte djegur nё sh. XVI pёr arsye qё tё panjohura e qё mbetet tё hulumtohen. Sipas njё dokumenti, hartuar nё kёt ё manastir nё nёntor 1399, del se Manastiri kishte dhe njё bibliotekё tё pasur e luksoze. Ky dokument, i kumtuar nga K. Papadhopulos, mё 1884, nё Odesё, nё Kogresin e VI Arkeologjik, qe hartuar kёtu nga nga njё farё Danieli, prifti jeromonak dhe igumen i manastirit, nё prani tё princ Teodor Muzakёs III-tё (Muzaka i dytё pat luftuar heroikisht dhe qe vrarё nё betejёn e Kosovёs, 10 vjetё mё parё, pra mё 1389), dhe tё njё numuri autoritetesh fetare tё larta tё principatёs. Bёhet fjalё pёr njё inventar tё pasur dhe interesant sendesh e librash me vlerё, qё do tё çoheshi dhe siguroheshin nё kalanё e Beligradit (Beratit), nё Manastirin e Shёngjergjit, nga frika e dyndjes sё afёrt tё turqёve. (Pёr mё shumё shih hulumtimin tonё : "GJURMЁ TЁ QYTETЁRIMIT ANTIKO-MESJETAR NЁ PERHONDI" (Gazeta Kushtrimi, 20 shtator 1981). Si rezultat i kёrkimeve tona disavjeçare dhe gjetjeve arkeologjike nё Pеrhondi dhe krejt rrethin e sotёm tё Kuçovёs, mё 1986 (pas peripecish e pengesash absurde, me karakter politik!!!) u hap nё Kuçovё, nё Pallatin e Kulturёs, Ekspozita e parё Arkeologjike nё historinё e Kuçovёs dhe Perhondisё dhe pas kёsaj Kompleksi Muzeal Arkeologjik, Historik dhe Etnografik i Perhondisё, me ndihmёn e popullit tё saj dhe pushtetit vendor. Fillimisht ai u vendos pikёrisht nё Kishёn e Shёnkollit dhe mё pas u sajua Muzeu i mirёfilltё (ish shkolla e stёrvitjes ushtarake). U ngrit e filloi t funksionojё edhe rrethi i "Arkeologёve tё Vegjёl", me djem e vajza nga shkolla e Perhondisё dhe nga Kuçova, pёr t'i dhёnё popullaritet e vёmendje çёshtjes sёlasht sisё sё kombit dhe kolturёs sonё dhe ruajtjes e grumbullimit tё vlerave qё dilnin nga punimet e ndryshme. Ky ishte i pari dhe i vetmi grup i tillё nё shkallё vendi dhe madje TVSH i kushtoi edhe njё dokumentar televiziv, me titullin "Me rrethin e Arkeologёve tё vegjёl tё Perhondisё" (tё cilёt gjej rastin t'i pёrshёndes, kudo qё ndodhen), - qё, sёbashku me Muzeun, e nderoi mjaft Perhondinё dhe popullin e saj tё mirё. Erdhёn pёr ta parё e u mrekulluan nxёnёs, intelektualё, ushtarakё, banorё tё Kuçoves, Perhondisd, Urёs Vajgurore dhe fshatrave pёrreth, si dhe turistё e dijetarё tё huaj (gjermanё, francezё, italian, grekё etj, passi vizitonin Beratin)..! Krijuam nё Muze edhe njё bibliotekё me qinвra vёllime, tё dhuruara nga biblioteka e jonё familjare dhe libra tё blerё nga pushteti vendor, pёr shkollarёt, rininё dhe banorёt e apasionuar pas leximit. Por mjerisht, nё ditёt e vitetve tё mbrapshtё qё vijuan, megjithё pёrpjekjet dhe sakrificat tona personale ekstreme pёr ta ruajtur e shpёtuar gjithё atё punё e pasuri kolosale e tё pazёvendёsueshme, sikurse edhe Muzeu Arkeologjik i Beratit (bёrё po prej nesh, 1981-1983), edhe Kompleksi Muzeal i Perhondisё, ikonostasi luksoz i Kishёs sё Perhondisё, Biblioteka e Muzeut etj, nuk u ruajtёn nga organet kompetente, me gjithё ndёrhyrjet tona energjike..! Ka gjёra, qё mjerisht jepen a bёhen vetёm njё herё nё jetё dhe ёshtё gjynah e krim fatal, historik, kur nuk vlerёsohen e ruhen me çdo kusht..! Dr. Petrit Belliu, 16 shkurt 2015.
Commenti
Posta un commento