Leonard Sherifi “Po të rri shumë gjatë, do të rri për fare” Gazeta Shqipetari Italis





Leonard Sherifi, është një piktor i ri shqiptar, me shumë ekspozita pas, i cili i shtohet listës së suksesshme të artistëve shqiptarë që shëtisin teknikave dhe konceptualizmit shumë-formës së artit bashkëkohor. I lindur në Berat në 1982, Sherifi sapo është diplomuar në Akademinë e arteve të Genovas, ndërsa sapo ka përfunduar ekspozitën e tij më të fundit. Italia ka qenë për të një etapë emancipuese, formuese, e konsideruar si një stacion, por vetëm një prej të shumtëve në të cilët duhet të ngjizet psikja e artistit për të prodhuar art. Etapa e ardhshme është Çikagoja, prej nga artisti mendon të marrë shtysa të reja në një botë artistike, më pak hierarkike e më të lirë. Ndërsa Shqipëria, që pulson në nuancat e punëve të Sherifit, ngelet tani për tani një sfond i jetës së tij, dhe i së kaluarës, për arsye objektive e subjektive. Është një artisti i ri i sapoformuar, që eksperimenton me teknika dhe ide artistike të ndryshme, por duke u strehuar më besueshmëri tek piktura, mjeti i parë i shprehjes që i është mësuar.
Si lindin punët tuaja?
Projektet e punëve të mija lindin zakonisht nga situa kalimtare dhe  eksperienca personale që i has në jetën e përditshme  por  përgjithsisht është një punë autobiografike në kuptimin e brendshëm,  që lidhet ngushtë me prejardhjen time, janë të shumta situatat që më bëjnë të reflektoj dhe   që nuk arrij t'i jap akoma një shpjegim por të cilat  më prekin shumë  dhe më lënë pa fjalë, dhe janë këto gjëra që përpiqem të pasqyroj në punën time duke kërkuar shpjegime me gjuhën e artit pamor.

Cilat teknika preferoni më shumë?
Kryesisht unë përdor pikturën pasi e përvetësoj  mirë si teknikë,  pas shumë viteve eksperiencë, por nuk mbaron gjithçka me kaq sepse disa punë funksionojnë më mirë me video  ose me fotografinë,  disa të tjera me instalacione,  prandaj nuk mund të them se  përdor vetëm një medium.
Si keni filluar te merreni me art? Si mendoni çfarë ju ka dhënë Shqipëria në këtë drejtim?
Marrja me art me thënë të drejtën ka filluar këto 3-4 vitet e fundit. Më parë duke filluar nga liceu e deri në vitet e para të akademisë janë vetëm studime, ushtrime. Shqipëria në këtë drejtim më ka dhënë shumë mundësi dhe në një farë mënyre edhe vazhdon te me japë pasi shume punë të miat kanë lindur atje.
Perse keni ardhur te studioni ne Itali? Cfare mendonit se mund te gjenit me shume ne Itali?
Kam ardhur në Itali sepse mendoj se këtu je në kontakt të drejtpërdrejt  me artin, dua të them qe ekspozitat që shikon janë te të gjitha epokave por jo vetëm, kjo por edhe mijëra e mijëra eksperienca që të rastisin t'i përballosh, bëjnë  shumë mirë për rritjen nga ana  profesionale të një artisti. Mendoj se një artist duhet të udhëtojë dhe të lëvizë nëpër botë për t'i njohur gjërat nga afër dua të them se shumë situata në qoftë se nuk jetohen nuk filtrohen me të vërtet nga një artist,  nga kjo pikëpamje unë kam dhe shumë e shumë rrugë për të bërë.
Mendoni te ktheheni ne Shqipëri pas studimeve? Ku e shikoni veten?
Këtë vit unë kam mbaruar studimet përfundimisht këtu ne Itali dhe jam duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara, në Chicago për të studiuar akoma atje, dhe për të kërkuar të krijoj ndonjë kontakt  pune me ndonjë galeri.
Ndërkohë mbani lidhje me Shqipërinë?
Me Shqipërinë nuk kam asnjë lloj kontakti dhe mendoi se atje po s'pate miq zor t'i bësh gjërat... Edhe në Itali, logjika është e njëjta  si në Shqipëri... e kolegët e moshës sime në Shqipëri nuk kam asnjë lidhje.
E ndiqni artin bashkëkohor shqiptar? Çfarë mendoni për të? Vitet e fundit shumë artistë shqiptarë janë afirmuar në fushën e arteve pamore në nivel ndërkombëtar...
Për sa i përket artit bashkëkohor shqiptar, më bëhet qejfi që shumë artistë po afirmohen në nivel ndërkombëtar, po kthehem prapë tek pyetja më sipër për të thënë se këta artistë janë afirmuar jashtë territorit shqiptar dhe ja perse është e domosdoshme të dalësh nga Shqipëria dhe të jetosh në ndonjë vend evropian apo perëndimor, por mos të harrojmë se nuk mjafton vetëm kjo për tu bere tu afirmuar. Ndër artistët shqiptarë  më pëlqen puna që bën Anri Sala, më duket shumë inteligjente....
Cilët janë artistët që preferoni më tepër?
Nga artistet qe preferoj më tepër janë: Henri Matisse,  Andy Warhol, Francis Bacon, Bill Viola, Matthew Barney, Olafur Eliasson.        
Marjola Rukaj
Shqiptari i Italisë i muajit korrik 2009

Commenti

Post popolari in questo blog

Legjenda e Henes se Plote

Kucova

Sekretet e Baba Tomorrit